All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

A i druheni shkarkimit në 11 dhjetor? Basha: Berisha s'është në gjendje të marrë një vendim të tillë

All - Paragraf - 1

A i druheni shkarkimit në 11 dhjetor? Basha: Berisha s'është

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i sigurt se në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga delegatët dhe ish kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor se nuk do të ketë një vendimi për shkarkimin e tij.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për tv Klan, Basha thotë se Berisha është i pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Zoti Berisha nuk është një gjendje të marrë asnjë vendim të tillë. Ai është i pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë.

 E dëgjuat ditët e fundit se si drejtpërsëdrejti apo përmes sulmeve të orkestruara nga ai, po sulmon drejtueset zonja e Partisë Demokratike me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, madje do të thoja edhe më të ulët se ajo që ka përdorur Edi Rama kundër drejtuesve gra të Partisë Demokratike.

Kjo sigurisht më mbush me keqardhje, por është zgjedhja e tij. Është ai që ka zgjedhur tashmë t’i ndajë rrugët me vlerat dhe parimet që na mbajnë bashkë në këtë familje. Por një gjë është e sigurt, askush, as Sali Berisha nuk i mbivendosen dot asnjë anëtari tjetër dhe nuk i mbivendosen dot rregullave që na mbajnë bashkë në shtëpinë e lirisë që është statuti dhe vlerat e kësaj partie”, thotë Basha.

I pyetur nëse merret një vendim i tillë, a do të përgjigjet edhe ai në të njëjtën mënyrë duke përjashtuar zotin Berisha nga Partia Demokratike, Basha thotë se “Për fat të mirë Partia Demokratike dhe unë nuk veprojmë në bazë të nëse. Nëse-të, i takojnë një individi i cili pasigurinë e tij dhe nevojën për ta përdorur apo keqpërdorur Partinë Demokratike dhe demokratët si mish për top në një luftë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalon nga paradoksi në paradoks, çfarë thotë sot nuk thotë nesër.

Një gjë është e sigurt që gjithmonë e më shumë po njehsohet edhe në verb me kundërshtarin e Partisë Demokratike dhe me kundërshtarin e shumicës së shqiptarëve që është Edi Rama dhe regjimi i tij”.

Basha shton se Partia Demokratike nuk po shkon drejt ndarjes dhe se 18 Dhjetori është dita e bashkimit të demokratëve. Kryedemokrati akuzon Berishën se po përdor demokratët për hallet e tij personale.

Nuk ka palë në Partinë Demokratike, ka një Parti Demokratike, ka një Kuvend më 18 dhjetor, sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike pa diskutim ka një debat të brendshëm, do ta ketë gjithmonë, liria e mendimit është diçka, ndërsa abuzimi me lirinë e mendimit dhe të shprehjes është diçka tjetër. Prandaj them që nuk ka palë, ka një individ, i cili po përpiqet ta përdor Partinë Demokratike si mburojë ndaj halleve dhe problemeve personale që ka pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një Kuvend bashkimi i të gjithë demokratëve dhe bashkimi do të jetë për aspiratat dhe hallet e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve dhe jo në funksion të një individi kushdo qoftë ky”, thotë Basha.

Të fundit