Flash News

Ditari i Opozitës

A i ndërhynte Berisha? Besnik Mustafaj tregon bisedën private me Bashën: Detyrat i ka ushtruar keq

A i ndërhynte Berisha? Besnik Mustafaj tregon bisedën private me

Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e PD ka komentuar krizën në të cilën është përfshirë prej muajsh Partia Demokratike.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Alfred Lelën në Top News, Mustafaj i sheh zhvillimet në PD si një mënyrë për rithemelimin e partisë..

Ai thotë se Basha pas 2013-ës ka qenë kryetar me kompetenca të plota. Sipas tij ish kryetari i PD nuk i ka ndërhyrë, por jepte mendim vetëm kur ia kërkonte Basha.

Pjesë nga intervista:

Lela: Po rithemelohet apo falimenton PD duke nisur nga dinamika e ngjarjeve?

Mustafaj: Po rithemelohet. Arsyeja e parë është dëshirë dhe kjo lidhet me angazhimin që ka marrë Berisha.

Lela: Si mund ta rithemelojë dikush e çoi në prag të kolapsit?

Mustafaj: Nuk besoj se e ka cuar PD në prag kolapsi. E dorëzoi në 2013 de fakto, Basha ka qenë kryetari me kompetenca të plota pa asnjë interferencë nga Berisha.

Lela: Pse Basha thotë të kundërtën, djegien e mandatave ia faturon Berishës?

Mustafaj : E pyeta vetë Bashën 2014, ku i bëja thirrje Berishës që ta linte Bashën të piqej e të bëhej kryetar i PD. E pyeta në bisedë private nëse i ndërhynte Berishës, mu përgjigj ishte ‘jo’.

Nga goja e tij e në privatësi Berisha jepte mendim vetëm kur i kërkonte mendim. Basha ka qenë kryetar me kompetenca të plota, detyrat i ka ushtruar keq.

Lela: Në 2017 pas zgjedhjeve ishe i pari që kërkoi dorëheqjen e Bashës, ku ishte Berisha?

Mustafaj : Berisha nuk ishte në vendin e duhur, duhej të ndërhynte. Ai nuk ka bërë faj se nuk ndërhyri,nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Duhet të gjykosh me faktet e sotme.

Të fundit