Flash News

Ditari i Opozitës

A i njeh ndonjë meritë Ramës? Berisha: Kjo është, si të më pyesin për Enver Hoxhën

A i njeh ndonjë meritë Ramës? Berisha: Kjo është, si

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur për përgjigjen kur vjen fjala tek arritjet e kryeministrit Edi Rama, në të tre mandatet e tij qeverisëse.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha u shpreh se Rama e bën gjithçka për fasadë. Duke e quajtur diçka pozitive praninë e grave në qeveri, ish-lideri i PD-së u shpreh se fjalori dhe qëndrimi i kryeministrit, e bën të vështirë qëndrimin e një gruaje qoftë vetëm në një mbledhje.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Berisha unë kam patur në studio edhe kundërshtarët tuaj, si Mero Baze për shembull dhe ai më ka pranuar se keni disa arritje. Ju sot, a mund të më thoni një arritje të Edi Ramës në tetë vite qeverisje? 

Sali Berisha: Kjo është si të më pyesin, a ka ndonjë meritë Enver Hoxha? Po si mund të ketë meritë? Çfarë meritash mund të ketë ky që gjithçka e bën për fasadë. E quaj pozitive, që në ministri ka disa zonja. Por, ky e bën për fasadë këtë. Sillet me fjalor dhe qëndrim që shumë vështirë një zonjë të qëndrojë në mbledhje. Çfarë t'i them, bllokimin që i bëri tetë vite integrimit në Europë?

Ylli Rakipi: Zoti Berisha, ju do të mbaheni mend për arritjet tuaja por edhe gabimet që keni bërë. Cilën konsideroni se është arritja juaj më e madhe? 

Sali Berisha: Pas përmbysjes së diktaturës, arritjet më të mëdha janë disa. Do të thoja NATO, TAP dhe transformimi i infrastrukturës për Shqipërinë.

Ylli Rakipi: Po gabimi më i madh? 

Sali Berisha: Gabimi në i madh i jetës time, ka ardhur nga padija dhe është lejimi i skemave piramidale. Gabimi i dytë i madh është 2017-ta.

Të fundit