Flash News

Ditari i Opozitës

A i trembet hetimeve të SPAK-ut? Meta: Le të merren me bedelat, afera të reja do dalin në shtator

A i trembet hetimeve të SPAK-ut? Meta: Le të merren me bedelat, afera

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se nuk i trembet hetimeve të nisura nga SPAK-u për lobim dhe korrupsion, kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri.

Meta tha për News 24 nga Jala, se ai kur firmos mendohet shumë mirë duke paralajmëruar se shumë shpejt do të depozitohen në SPAK kallëzime për afera siç është ajo e Portit të Durrësit apo afera të reja që sipas Metës, do të dalin në shtator.

“Po më habit dhe çudit, do të trembem unë, nga do të trembet unë nga e vërteta. Ilir Meta kur firmos mendohet shumë dhe është dëborë e bardhë. Ua kam lënë të gjitha, mjerimi i tyre është i tmerrshme mali i fakteve në shtator e kalon tavanin e SPAK. Le të merren me bedelat. E bëri bedel një ish-ministër të brendshëm, por shkoi në nivele të larta. Tani shihni çfarë probleme i kemi krijuar Europës me këtë qeveri. Edhe për aferën e inceneratorëve është ai që ka urdhëruar Agaçin . Janë kryer me vendime të paligjshme . Ai paguan edhe sot për ata që janë në Vienë. Rama edhe kur të takon diçka me ligj, nuk ka jep pa të marrë diçka dhe pa të mbajtur peng. Jo vetëm afera e inceneratorëve do të vijojë, por i gjithë revolucioni antikorrupsion. Edhe afera e Portit të Durrësit do marrë vëmendje. Do të ketë hetime për mos-hetimet e kryera. Afera të reja priten në shtator të dalin në sipërfaqe. Nuk kemi pritur thjesht shtatorin. në 26 prill në mëngjes ish-zëdhënësi im ka bërë një mesazh që mbaron mandati dhe kthehem në politikë. Ju keni raportuar edhe shkarkime. Unë kam thënë o superbudallenj unë jam Ilir Meta”, deklaroi kreu i PL-së.

Të fundit