Flash News

Ditari i Opozitës

“A janë nëna, motra’, Berisha kritikon zonjat e qeverisë: Asnjëra nuk foli për arrestimin e lehonës në Shkodër

“A janë nëna, motra’, Berisha kritikon zonjat e

 Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar jo vetëm qeverinë, por edhe zonjat që janë pjesë e saj, lidhur me arrestimin e një gruaje lehonë në Shkodër për një gjobë.

Nga Mirdita, Berisha tha se asnjëra prej tyre nuk reagoi për rastin dhe shtoi se janë transformuar nga vjedhjet që bëjnë, paso janë bërë pjesë e qeverisë ‘Rama’.

“Sot të gjitha vendet e Ballkanit kanë rroga më të larta se ne. Po pse kjo. Absolutisht vetëm e vetëm se Edi Rama i urren qytetarët, qeveria e tij i urren qytetarët. Do më falni këtu. Po të shikoni atë qeveria, aty pas qëndrojnë 10-12 zonja, në pamje të parë shumë mirë. Por a foli ndonjëra prej tyre për Dianën që e futi në burg lehonë, a e dëgjuat të thojë ndonjëra prej tyre një fjalë. Por çfarë janë këto? A janë nëna këto, a janë motra këto. I transformon vjedhja, vjedhja i bën ato që të mos ndjenjë asgjë për askënd, veç për xhepat, kontot e tyre.

Unë dhashë një shembull dhe unë mund të jap me dhjetëra shembuj. Është kryetare parlamenti tjetra. Po kryetare parlamenti që pranon të burgoset për 250 mijë lekë lehona, por ajo duhej  ti çonte nga rroga e saj 20 herë ato lekë e jo të pranonte një akt të tillë”, u shpreh Berisha.

Të fundit