Flash News

Ditari i Opozitës

A janë të pasur fëmijët e tu? Si përgjigjet Berisha

A janë të pasur fëmijët e tu? Si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për pasurinë e fëmijëve të tij. Ai ka thënë se vajza dhe djali nuk janë të varfër, ndërsa ka shtuar se pasurinë e kanë fituar në mënyrë të ligjshme.

Berisha u shpreh për “Log” se fëmijët e tij nuk kanë marrë kurrë para nga fondet publike dhe se pasurinë e kanë ndërtuar vetë.

Gazetari: Janë të pasur fëmijët e tu?

Sali Berisha: Kanë, janë të pasur, nuk janë varfër. Është një pasuri e kontrolluar çdo muaj nga Edi Rama, nga taksat dhe tatime. S’kanë gjetur dhe s’kanë për të gjetur kurrë diçka të paligjshme.

Nëse fëmijët e mi kanë përfituar një qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik, atëherë ajo është e paligjshme. Nëse fëmijët e mi kanë marrë para nga kontraktorë të qeverisë, ajo është e paligjshme. Por kurrë as ka ndodhur as ndodh.

 

Të fundit