Flash News

Ditari i Opozitës

'Fortifikime' në PD, deputetja: Duhet të jenë përderisa futemi nga dera anësore

'Fortifikime' në PD, deputetja: Duhet të jenë

Rezultati i 6 marsit do t’i kushtonte shtrenjtë Lulzim Bashës. Humbja e 6 bashkive dhe renditja si forcë e tretë ia reshtoi edhe më të besuarit, kundër qëndrimit të tij në krye të PD.

Deputetja e Fierit Ilda Dhori tha për RTV Ora se 6 marsi “ka treguar edhe në rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore se ky është edhe fraksionimi pak a shumë, plus minus i i elektoratit të PD në bazë.”

Dhori tregoi se kërkoi dorëheqjen e Bashës për shkak se 6 marsi vërtetoi se elektorati ishte copëtuar dhe në një situatë të tillë nuk mund të heshtte.

“Po. Deri në 6 mars nuk e kam kërkuar, kam respektuar institucionin e PD-së. Por duke parë hap pas hapi dhe rezultatin qartazi të ndarë, i cili është një rezultat që tregon copëzimin e elektoratit nuk mundesha më të heshtja dhe nuk mundesha më të shkoja pas një rruge pa krye. Në gjykimin tim ishte vija përfundimtare që do të ndante heshtjen time në këtë moment”, tha Dhori.

E pyetur nëse vazhdojnë ende ‘fortifikimet’ në PD, Dhori tha se nuk kishte parë dyer të blinduara, por pohoi se mund të jenë ende përderisa deputetët hyjnë e dalin nga dera anësore.

“Në dijeninë time përderisa vazhdojmë futemi nga dera anësore duhet të jenë. Nuk i kam parë personalisht, por duhet të jenë përderisa ne nuk përdorim derën qendrore për tu futur”, tha deputetja.

Të fundit