Flash News

Ditari i Opozitës

A ka frikë familja Meta nga “non grata”? Si përgjigjet Kryemadhi, “thumbon” Lulzim Bashën

A ka frikë familja Meta nga “non grata”? Si përgjigjet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka frikë nëse familja Meta shpallet “non grata” në SHBA. Ajo ka shtuar se familja Meta nuk ka marrëdhënie institucionale me Shtetet e Bashkuara.

Kryemadhi “thumboi” kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë për “Ora neës,  se ai nuk mund të shkojë në Amerikë.

“Ça pastaj. Ça do me thënë ‘non grata’. Unë nuk jam shtetase amerikane. Ju mendoni se të qenurit ‘non grata’ në Amerikë të bëjnë të mirë me njerëzit me të cilët jeton. Ti jeton me njerëzit e tu këtu.

Zëdhënësi i Edi Ramës, Lulzim Basha që flet në emër të ambasadës amerikane të shkojë vetë një herë në Amerikë. Kur të hysh në ambasadën amerikane nuk do të thotë se ke shkuar në Amerikë.

E dyta, marrëdhëniet e familjes Meta nuk kanë të bëjnë me marrëdhënie institucionale, janë jashtë politikës. Marrëdhëniet nuk ndërtohen sipas lojës që luhet por sipas besueshmërisë”, tha Kryemadhi.

Të fundit