Flash News

Ditari i Opozitës

A ka gisht Berisha në zgjedhjet brenda PD? Tabaku: Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra

A ka gisht Berisha në zgjedhjet brenda PD? Tabaku: Një fjalë e

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është pyetur mbi rolin që mund të ketë ish-kryetari i saj historik Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme të 13 qershorit.

E ftuar nw Euronews, Tabaku theksoi se këtë gjë e ka pohuar publikisht vetë Berisha se nuk është i përfshirë në këtë proces pasi nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse në Partinë Demokratike.

“Ju e keni dëgjuar vetë z. Berisha. z. Berisha është figurë kryesore e PD dhe nuk ka asnjë dyshim që mendim i tij ka shumë rendësi edhe për anëtarësinë. Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra.

Ai e ka thënë vetë publikisht se nuk ka qenë i përfshirë. Unë të jap edhe shembullin tim personal që kam shkuar për t’u këshilluar për diçka dhe më ka thënë se nuk di të të orientojë se nuk jam vendimmarrës në PD”, tha Tabaku.

Të fundit