Flash News

Ditari i Opozitës

A ka lidhje McGonigal me kompaninë që investon në Sazan? Salinji ngre dyshime në Komisionin e Sigurisë

A ka lidhje McGonigal me kompaninë që investon në Sazan? Salinji

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ngritur dyshime lidhur me investimet që përflitet të bëhen në zonën e Sazanit në Vlorë gjatë debateve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Salianji tha se dy vite më parë e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse do të kishte investime në Sazan dhe ai ia ka mohuar diçka të tillë.

Për këtë, ai ka ngritur pyetjen se a ka lidhje ish agjenti i FBI, Charles McGonigal me kompaninë që kryen investime në këtë zonë. Gjithashtu, ai nënvizon se në krye të kompanisë që investon në Sazan është një oligark rus, duke shtuar se ky fakt mund të rrezikojë sigurinë e Shqipërisë.

Në këtë komision nuk ka përfaqësues të qeverisë. Dëgjuam dje kryeministrin Edi Rama që tha se një kompani e madhe ndërkombëtare do të investojë thuajse 1 miliard euro në ishullin e Sazanit. Një vit e gjysmë më parë e kam pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse baza e Sazanit do të jepet për privatët, i vihej zjarri në atë kohë dhe i kam thënë se flakët vendosen për të bërë hotele, e është përgjigjur se nuk ka plan për privatizim të Sazanit.

Ne mbështesim çdo investim me garë, transparent, që mund të vijë në Shqipëri dhe që mund të bëjë më tepër për vendin tonë. E para, a ka lidhje me këtë kompani një i njohur nga ne, ju e publiku Charles McGonigal? Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se lidhja është e dukshme. E dyta, a ka lidhje dhe a i dëmton interesat e Shqipërisë fakti që një prej drejtuesve kryesorë është oligarku rus Vladislav Doronin? A keni shqetësime edhe ju si Komision Sigurie? Dua që investime të tilla të diskutohen këtu në Komisionin e Sigurisë”, u shpreh Salianji. 

Të fundit