Flash News

Ditari i Opozitës

A keni frikë nga arrestimi? Berisha: Kam zbatuar gjithmonë ligjin, kjo është trimëria ime

A keni frikë nga arrestimi? Berisha: Kam zbatuar gjithmonë ligjin, kjo

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë nga një arrestim i mundshëm.

Në një intervistë në Fax News, Berisha tha se nuk e njeh këtë frikë pasi sipas tij ka zbatuar gjithmonë vetëm ligjin.  

“Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?”, pyetet Berisha.

“Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë”, u shpreh ish kryeministri.

 

Të fundit