Flash News

Ditari i Opozitës

A keni takuar McGonigal? Si përgjigjet ministri Peleshi

A keni takuar McGonigal? Si përgjigjet ministri Peleshi

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë është diskutuar edhe çështja McGonigal. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes nëse e ka takuar ish-agjentin e FBI.

Peleshi u përgjigj se nuk e ka takuar, por edhe nëse do ta kishte takuar nuk do ishte ndonjë mëkat. Kujtojmë që kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se disa ministra të Ramës kanë dhënë dorëheqjen, sepse kanë takuar Gonigal.

Xhaferri: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.

Xhaferri: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta

Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm.

Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.

 

Të fundit