Ditari i Opozitës

A kërkohet nga demokratët largimi i kreut të PD-së? Paloka: Berisha mori partinë nga humnera dhe e ngriti!

A kërkohet nga demokratët largimi i kreut të PD-së? Paloka:

Dputeti dhe kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli për situatën brenda PD-së pas humbjes në zgjedhjet 11 majit.

I pyetur nëse ka zëra brenda PD-së që kërkojnë largimin e Sali Berishës pas humbjes në zgjedhje, Paloka tha në News 24 se Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti në pak muaj.  

"As unë nuk dorëzohem kurrë. Çfarëdo lloj vendimi të marr personal në një moment të caktuar, do të jem gjithnjë përballë Ramës, si anëtar i thjeshtë apo…kur janë vendime personale apo diçka përtej kësaj. Cdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht marr vendime personale jeta është e imja në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë.
Nëse nuk do të kishte farsë politike, do humbte zgjedhjet, Berisha do të ikte është e shkruar në statut. Këtu nuk flasim për zgjedhjet.


Berisha është njeriu që e ngriti PD, e mori në humnerë. Pak muaj para zgjedhjeve ishte në arrest shtëpie, nuk kishim financa, për 2 muaj e mori fushatën, e mbajti PD në krahë, unë lodhesha duke parë takimet e Berishës, një 80 vjeçar që bënte nga 10 takime. E mori PD në krahë e patë pritjen që i bënë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo", tha Paloka. 

Të fundit