Flash News

Ditari i Opozitës

A mund ta zhbëjë Apeli inercinë që prodhoi ‘Rithemelimin’? Boçi: Nuk ka drojë, por e dimë si trysnohet drejtësia

A mund ta zhbëjë Apeli inercinë që prodhoi

Konflikti politik brenda Partisë Demokratike mes dy grupeve ka hyrë në një ngërç ligjor pas një vendimi të marrë në 25 mars nga gjykata e shkallës së parë për njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit që përbëhet nga deputetë dhe funksionarë të PD, mbështetës të Sali Berishës.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit caktoi me short gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Por, a mundet që gjykata ta zhbëjë inercine që prodhoi komisionin e Rithemelimit? Deputeti i PD, Luçiano Boçi u pyet lidhur me këtë situatë në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës.

Ai thotë se një keqkuptim me dashje të mënyrës si një parti vepron në raport me ligjin.

“Partitë janë vullnete të lira njerëzish dhe organizime që i shërbejnë vendin sipas parimeve demokratike. Ka një keqkuptim me dashje të mënyrës si një parti vepron në raport me ligjin. Cdo organizatë politike dorëzon dosjen e në gjykatë dhe regjistrohet. Partitë bëjnë ndryshime statutore dhe depozitohet statuti , bëhen ndryshime nga Kuvendi i PD.

Verifikohet nëse kuvendi është thirrur ligjërisht , më pas regjistrohet. Para regjistrimit të kuvendit 11 dhjetorit u bë ai iu korrikut.

Cfarë duhet të bëhet? Alibeaj dhe disa deputetë që duan të atakojnë ndryshimet e 11 dhjetorit duhet të cojnë ndryshimet. Nuk ka drojë nga vendimi gjykatës. Nuk konsiderojmë një veprim juridik aligjor.

Ne çuam në gjykatë, gjykatësja pranoi ankimimin e një personi që nuk është palë. Si trysnohet më pas... Nëse ndodh, po njerëzit ku do shkojnë? Nuk e mbajmë peng PD me veprime antiligjore. Rruga juridike është shumë e thjeshtë. Rruga e tyre dihet kujt i shërben, e dimë si trysnohet pjesa e drejtësisë.

Cdo njeri merr vendime në trysni, por historia ka treguar se vendimet e gjyqtarëve nën trysni kanë dhënë llogari në kohë të caktuar", tha deputeti. 

Të fundit