Flash News

Ditari i Opozitës

A ndryshoi Berisha qëndrim për SPAK-un? Këlliçi: PD nuk ka armiqësi me Prokurorinë e Posaçme

A ndryshoi Berisha qëndrim për SPAK-un? Këlliçi: PD nuk ka

Drejtuesi Politik i PD për qarkun e TiranësBelind Këlliçi deklaron se kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se do të reformatojë SPAK-un përsa i përket atyre prokurorë që kanë ngarkesë politike dhe që nuk zbatojnë ligjin.

Në një lidhje direkte për Klan News, Këlliçi deklaron se Berisha, PD dhe të gjithë ata që janë në opozitë nuk kanë një armiqësi me SPAK-un si institucion, por papajtueshmëri me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë axhendë politike.

Këlliçi: Nuk ka një ndryshim kursi nga ana e Berishës. Ka një sqarim nga ana e Berishës në raport me deklaratat e tij. Berisha është shprehur se do të reformojë SPAK-un përsa i përket atyre prokurorëve që rezultojnë të ndikuar politikisht, që kanë ngarkesë politike dhe që nuk zbatojnë ligjin.

Sali Berisha, PD dhe askush që është sot në opozitë nuk ka armiqësi me SPAK-un si institucion, por ka papajtueshmëri të plotë me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë një axhendë politike dhe që nuk i shërbejnë ligjit dhe interesave kombëtare. Nuk mund të themi se të gjithë prokurorët apo gjyqtarët janë njësoj.

Të fundit