Flash News

Ditari i Opozitës

A po bën opozitën e duhur Ilir Meta? Kryemadhi: Më i forti dhe kur është vetëm

A po bën opozitën e duhur Ilir Meta? Kryemadhi: Më i forti dhe

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, komentoi mënyrën se si po bën opozitë bashkëshorti i saj Ilir Meta.

E ftuar në Euronews Albania Kryemadhi tha se Meta tregoi gjatë kohës që ishte në president të parashikonte të gjitha pasojat që do të vinin si pasojë e braktisjes së zgjedhjeve lokale dhe djegies së mandateve.

Kryemadhi theksoi se Meta është një politikan që njeh shumë mirë realitetin politik shqiptar, njeh kundërshtarët dhe mund të bëjë edhe i vetëm një opozitë shumë të fortë.

 “Unë nuk jam askush që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo  kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohw realitetet shqiptare dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qënit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.

Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm”, tha Kryemadhi

Të fundit