Flash News

Ditari i Opozitës

A po e lëshon Rama, Belinda Ballukun? Ja çfarë thotë Berisha

A po e lëshon Rama, Belinda Ballukun? Ja çfarë thotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fletëthirrjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se korrupsioni i Ballukut, sipas tij, i ka kaluar kufijtë duke theksuar se janë shpërdoruar 10 miliardë euro nga portofoli që ajo administronte.

I pyetur nga gazetarët nëse Rama 'e lëshoi' Ballukun, kryedemokrati u shpreh se sipas tij Rama ka gjetur një supervisim 1 mln euro dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani".

Berisha shtoi se Rama po përpiqet, sipas tij, të mos e zërë brenda mali që po shembet, duke theksuar se kryeministri është kryesori.

Berisha: Kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, 2 miliard bëjnë disa afera së bashku, por ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar.

Rama se ka gjetur një supervisim 1 mln euro, si puna  e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani”. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë nga vjedhjet e saj, Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën është Lubi Balluku,

A po përpiqet Rama? Edhe ato që i thotë i bëri presion këtij e atij, është skema. Çoji punonjësit e rrethuan SPAK, fliste me empati për djalin e Erionit. Rama po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, Rama është kryesori. Lubia është hajdutja më e papërmbajtur.

Të fundit