Flash News

Ditari i Opozitës

A preket SPAK nga pezullimi i fondeve amerikane? Pollo: Merr miliona nga buxheti i shtetit

A preket SPAK nga pezullimi i fondeve amerikane? Pollo: Merr miliona nga buxheti

Ish-ministri Genc Pollo komentoi vendimin e administratës amerikane për ndërprerjen e ndihmave për vendet e huaja.

I ftuar në News 24, Pollo u ndal te impakti i këtij vendimi në institucionet si SPAK dhe GJKKO në Shqipëri.

“SPAK merr miliona nga buxheti i shtetit. Paratë që financojnë SPAK dhe GJKKO janë mëse të mjaftueshme që të mos u mungojë asgjë,” u shpreh Pollo, duke theksuar se problematika nuk lidhet me mungesën e financimit, por me vullnetin për zbatimin efektiv të ligjit.

Sipas tij, mbështetja ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar do të vijojë, pavarësisht reduktimeve të fondeve. “Ka një interes të qartë nga BE dhe SHBA për të mbështetur përpjekjet për ndalimin e krimit të organizuar. Përfaqësues të FBI dhe DEA do të vijojnë bashkëpunimin me institucionet shqiptare, pavarësisht ndërprerjes së ndihmave,” shtoi ai.

 

Të fundit