Flash News

Ditari i Opozitës

A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Nuk bëj asnjë formë presioni ndaj gjykatësve

A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Nuk bëj

Nesër opozita thërret një protestë kombëtare në Tiranë, ndërsa paralelisht do të mbahet edhe seanca gjyqësore për vulën e PD.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhjet e 14 majit, nëse gjykata nuk do të ketë nesër një vendim.

I pyetur në Opinion se si do të vepronte në kushtet kur Partia e Lirisë ka dërguar kërkesën për regjistrim në KQZ, Berisha tha se nuk ka ndër mend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Sot PL ka çuar kërkesën për t’u regjistruar. Nëse vendimi shtyhet ose i çohet Alibeajt ccfarë do bëni ju?

Berisha: Nuk kam ndër mend të bëj asnjë formë presioni ndaj gjykatësve. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen absolute se në asnjë komb ai që nuk është palë në një proces nuk mund të legjitimohet.

Fevziu: Nëse nuk gjykata e shtyn vendimin, çfarë do bëni?

Berisha: Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm të këtyre gjykatësve.

Fevziu: Rrezikoni të mos hyni në zgjedhje…

Berisha: Ashtu mendoi edhe Ramiz Alia në vitin 1991, por nuk shkoi ashtu. Ky është revolucion, që synon të përmbysë një monizëm.

 

Të fundit