Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
“Abuzoi me fondet publike”, PD i kërkon Kuvendit t’i hiqet mandati deputetit Vullnet Sina
Partia Demokratike ka kërkuar t'i hiqet mandati deputetit socialist Vullnet Sina.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, pasi pretendon se ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.
“Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit. Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.
Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend“, thuhet në njoftimin e PD