Flash News

Ditari i Opozitës

Açka bashkoi votat me PS në komision, Zhupa: Flutura në kabinën e qeverisë! Mos u bëj pis me vetëdije

Açka bashkoi votat me PS në komision, Zhupa: Flutura në

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit për të votuar buxhetin e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Zhupa ka ndarë një video ku shfaqet kryetarja e komisionit dhe deputetja e opozitës Flutura Açka e cila bashkoi votat me maxhorancën. Zhupa i drejtohet Açkës duke i thënë të mos lejojë veten të bëhet pis nga maxhoranca me vetëdije.

Në video dëgjohet teksa Açka i drejtohet deputetëve demokratë duke iu thënë “njerëzit do të punojnë” referuar këtu qeverisë.

Në fund demokratja i kujton Açkës të mos harrojë se është vendosur në komisionin për të bërë opozitë.

Postimi i Zhupës:

Flutura në kabinën e qeverisë!

Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozites qe voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni

Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjaleshin “Njerezit do punojne”

Tani le te dali Petro Koci prap te mbroj publikisht, ose le te pergatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.

Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhiranca.

Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate!

Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.

PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.

Të fundit