Flash News

Ditari i Opozitës

Açka flet pas shkarkimit nga grupi parlamentar: Do të mbetem opozitare në një pozicion tjetër

Açka flet pas shkarkimit nga grupi parlamentar: Do të mbetem

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur pas largimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një lidhje për Euronews Albania, Açka tha se kanë qenë disa faktorë që e kanë çuar atë drejt marrjes së këtij vendimi.

“Në fakt ka qenë një mendim i menduar gjatë, i pjekur. Ndoshta zhvillimet e mbrëmshme në Komisionin e Ligjeve. E gjithë ajo çfarë ndodhi, mënyra brutale e mbylljes së listave.

Premisat tona për të hapur pak Parlamentin, për të hapur mundësinë e zgjedhjes, për t’i dhënë shans shqiptarëve, ai vendimi i djeshëm në Komisionin e Ligjeve më bëri të kuptojë që nuk ka shanse të reformohet kjo opozitë. Unë nuk mund të bëj sikur vetëm se duhet të jem në listën e deputetëve të vitit 2025. Kjo bëri që unë të merrja vendim për ndarjen politike nga grupi parlamentar, por jo nga opozita.

Do të mbetem opozitare, por tani në një pozicion tjetër nuk ka më luftëra dhe beteja mes nesh që e kanë shpartalluar opozitën, por tani kam vetëm një kundërshtar dhe ai është kundërshtari jonë politik që kam përballë”, tha Açka.

 

Të fundit