Flash News

Ditari i Opozitës

Açka kritika Bashës: Ndërro lëkurë dhe mbaj shënim zhgënjimin e demokratëve

Açka kritika Bashës: Ndërro lëkurë dhe mbaj

Në fjalën që mbajti në Kuvend, deputetja Flutura Açka ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo i kërkoi Bashës të "ndërrojë lëkurë" dhe të mbajë shënim çdo zhgënjim të demokratëve.

Açka i kërkoi Bashës takohet më shpesh me demokratët dhe të jetë më i bindshëm tek ata. Deputetja i kujtoi që PD nuk e ka luksin t'i humbi të rinjtë, duke kërkuar që t'ju jepet më shumë mundësi. Açka kërkoi nga Basha që ta bëjë PD-në për demokratike, ndërsa shtoi se i vjen mirë që ka ardhur koha e reflektimit.

"Në fund kam edhe dy fjalë të sinqerta me ju zoti Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe në retorikën tuaj madje edhe pranimin e gabimeve që mund tu ketë kushtuar fitoren demorkatëve. Komisioni i ndryshimeve statutore që sot miratuam duhet të hapë shpejt projektin e tij për përmirësimin e gjithckaje për të cilën jemi gjykuar.

Ta bëjmë PD-në vërtetë demokratike. T’u japim mundësi të rinjve tanë. Nuk e kemi luksin t’i humbim të rinjtë. Unë e kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën kohët e fundit. Por nga nesër zoti Basha duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm tek demokratët. Ata janë duke ju pritur nëse ua thonë në sy zhgënjimin e tyre duhet të mbani shënime. Do ju kërkoja të ndryshonit, të ndërroni mbase lëkurë po e them në kuptimin figurativ. Jepeni ju shembullin se të hyni në politikë mund të vazhdosh të jesh ende i mirë. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonikë, ju i pari", tha Açka.

 

Të fundit