Flash News

Ditari i Opozitës

Açka mesazh ngushëllimi për 22-vjeçaren që humbi jetën në aksident: Faleminderit për ditët e bukura të fushatës

Açka mesazh ngushëllimi për 22-vjeçaren që humbi
Flutura Açka, Aurora Basha

Deputetja e zgjedhur e PD, Flutura Açka ka ndarë një mesazh për ndarjen nga jeta të Aurora Bashës, të resë që humbi jetën në një aksident, një ditë më parë. Basha ishte 22-vjeç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka bën me dije se Basha ishte e angazhuar në fushatën e PD. Açka shkruan se e reja do t'i mungojë të gjithë atyre që e njohën.

Në emër të shtabit elektoral, ajo i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa shton se, "Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj".

"Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes", shkruan Açka.

Të fundit