Flash News

Ditari i Opozitës

Açka: Në Elbasan bandat lëvizin netëve në mbrojtjen e pushtetit

Açka: Në Elbasan bandat lëvizin netëve në mbrojtjen e

Kandidatja për deputete e PD në Elbasan, shkrimtarja Flutura Açka deklaron se këtë qark bandat kriminale lëvizin netëve në mbrojtjen e pushtetit.

E ftuar në A-Show, Açka thotë se bashkë me Shkodrën, Elbasani është kthyer në minë më sahat nga këto banda.

“Sot që po flasim Elbasani dhe Shkodra janë kthyer në minat më sahat nga këto banda. Kam frikë se në javën e fundit do të kthehet në një situatë shumë të brishtë. Mbrojtja e këtyre elementëve ka ardhur nga pushteti dhe nuk ka gjë më të qartë se kjo gjë.

Por kjo na ka bërë edhe më alert ne për atë që po ndodh në Elbasan. Unë kam afërsisht dy javë që jam në terren.

Po i prek njerëzit derë më derë, shtëpi më shtëpi. Ndoshta kjo është forma më e mirë për ti prekur shqiptarët. Dhe shikoj që ka dy kategori njerëzish. Është pjesa gri e administratës që ka frikë.

Nuk e merrni me mend se çfarë ndodh me administratën në Elbasan. Janë kërcënuar në mënyrë të prerë. Janë një pjesë të tjetër që kanë humbur besimin te politika. Kjo nuk është pak. Janë 20-30 përqind në këto zgjedhje. Ky është barometri që do vendosë edhe zgjedhjet në Elbasan”, tha Açka.

 

Të fundit