Flash News

Ditari i Opozitës

Açka e shqetësuar në Kuvend: Merreni me vetullat dhe sytë e zonjave, seksizëm i pastër

Açka e shqetësuar në Kuvend: Merreni me vetullat dhe sytë

Debatet, akuzat apo retorika e dominuar nga sharjet e fyerjet, është kthyer në rutinë për Kuvendin. Si isntitucioni ku në fokus duhet të jetë ligjet e projektligjet apo halli i qytetarëve, Kuvendi është kthyer më shumë në “hallin” e deputetëve.

Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë, që kanë gjithmonë një replikë si kundërpërgjigje për akuzat e tjetrit, deputetja demokrate Flutura Açka solli në vëmendje dhe shtroi si shqetësim seksizmin në Kuvend.

Açka u shpreh se kamerat e Kuvendit, në vend që të fokusojnë pamjet e folësve, merren me imazhet e fytyrës së çdo deputeteje femër. Një gjë të tillë, Açka e ka cilësuar si seksizëm.

"Nëse ka një vend ku ka seksizëm është parlamenti shqiptar. Ndiqni me vëmendje kamerat tona që transmetohen drejtëpërdrejtë. Pjesën më të madhe të kohës merren me vetullat dhe sytë e zonjave të këtij parlamenti, kur duhet të merren me pamjet të plota e folëse që flasin në sallë. Ky është seksizëm i pastër që ndodh në parlament. Sidomos kur zonjat janë të hijshme kamerat fokusohen dhe më shumë", tha Açka.

Të fundit