Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Açka s’kursehet me Ramën: S’ka më thyerje kockash, ka zbritur në nivelin e tallavasë

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe sjelljes së tij ndaj mediave.
Ajo tha se Rama nuk po përdor më teknika të ‘thyerjes së kockave’ por ato të gjobave dhe tritolit në mes të ditës, si në rastin e shembjes së Prestige Resort.
Kryeministri ynë është një nga politikanët më të përkëdhelur nga media, në mos personazhi i krijuar nga media apo spektakli i rremë ka thënë deputetja.
Açka shprehet se Rama tashmë kontrollon gati të gjitha mediat, shenjë kjo që e ndryshon fare nga diktatorët klasikë.
“Kur një muaj më parë, vrasësi i katër grave hyri në sallën e gjyqit, kamerat e pothuajse të të gjitha televizioneve shqiptare u përqendruan mbi fytyrën e tij dhe e dhanë drejtpërdrejt e me një pritje trishtimisht të papranueshme nëse do të kthente përgjigje kur u pyet në ishte penduar për vrasjet makabre që kishte bërë?
Gjithçka, pra, pra drejt e nga salla e gjyqit po ndodhte në emer të lirisë së medias. Me qëllimin e dukshëm për të bërë lajm, dhe jo me qëllimin për të dënuar femicidit media po shkaktonte lehtësish etikëcid, moralicid, pra një shoqëricid të frikshëm.
Shihni mbrëmjet shqiptare. Ato prodhojnë shumë nervozitet, konflikt që natyrisht buron edhe nga politika konfliktuale që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Plot 12 programe politike i ke çdo mbrëmje në televizionet shqiptare, ku ndonjëherë janë thirrur edhe specialistë të hapjes së dyerve të blinduara të Partisë Demokratike, duke harruar në fakt si po u mësonin keqbërësve se si të hapen dyert e blinduara të familjeve shqiptare.
Mjedisi ynë audiovizual është një mjedis i ndotur akustik dhe etik, me njerëz që i gërçasin njëri-tjetrit, që zgjedhin në mirë të hedhin mllef, se të argumentojnë, që flasin me zë të lartë, aq sa ua hapën kafkën shqiptarëve dhe po e kthejnë Shqipërinë në çmendinë. A është kjo ajo që duan shqiptarët?
Këtë kontekst shumë të brishtë nga pikëpamja e ndarjes mes së drejtës dhe së drejtës, pra, mes së drejtës së medias dhe së drejtës për mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi i vrasësve, të drejtën e prezumimit të fajit, të drejtën e privatësisë, por edhe të drejtën njerëzore të ruajtjes nga pamje të padëshirueshme, ky ligj, dhe as arnimet që duam të kalojmë sot, nuk e rregullojnë. Pra, nuk e rregullon atë rol thelbësor që Shimon Peres ia quan si detyrim medias: që ta bëjë diktaturën të pamundur, por jo demokracinë të padurueshme.
Në Shqipëri kjo lehtësi e së padurueshmes shkon nga represioni dhe shantazhi i hapur shtetëror mbi median tek abuzimi publik me kast i operatorëve dhe individëve të caktuar me lirinë e medias. Në këtë hapësirë pa kontroll, ky ligj në disa pjesë të tij e shton edhe më shumë paqartësinë. (Neni) Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin e harruar 2013, mes përvojave të tjera personale, kishte edhe atë me median, dhe ishte po kjo shoqëri, e cila sulmin personal ndaj tij si njeri i fjalës e kishte perceptuar si sulm ndaj fjalës së lirë, pa në këta dhjetë vjet shndërrimin trishtimisht të papranueshëm të atij vetë si kryeministër i shqiptarëve në raport me median.
Të gjitha këto shërbime të shqiptarëve ndaj tij, i ka harruar dhe i ka tejkaluar vetë me pushtetin e tij tashmë gati absolut, jo me thyerje kockash të hundës ndaj kritikëve, por me blerje të hapura të medias kur mundet, ose me rrënime televizionesh si Agon Channel, duke u lënë shqiptarëve faturën e 110 milion eurove; me tritol në mes të plazhistëve ditën e lume në një nga asetet e “Fokus media”, me qëllimin që ta shkatërrojë, sepse kushedi se ku i ka mbetur kunji; me shkujdesjen për të gjetur autorët e sulmit mbi Top Median me kushedi ç’qëllim në prapaskenë, me fyerjet e tij personale ndaj gazetarëve faqe shqiptarëve me qëllim intimidimi dhe depersonalizimin e tyre; me gërhushjet dhe talljet e tij nëpër studiot televizive, veçmas ndaj gazetareve femra nga kushedi ç’inate të vjetra.
Kryeministri ynë është një nga politikanët më të përkëdhelur nga media, në mos personazhi i krijuar nga media apo spektakli i rremë apo nga koraca pa substancë e pashaizmit shqiptar. Ai tashmë kontrollon gati të gjitha mediat, shenjë kjo që e ndryshon fare nga diktatorët klasikë. Jo vetëm i kontrollon, por qeras me to bujarisht edhe ato pjesë të Opozitës që ia sigurojnë më mirë pushtetin. E thotë progres-raporti i Bashkimit Europian, e thotë raporti i fundit i DASh-it, e thonë relacionet e shoqatave të mediave europiane dhe shkalla e ulët të lirisë së shprehjes në pikëzimin botëror të vendeve.
Dhjetë vjet më pas, pupaci i spektaklit mediatik, duket i nginjur nga media, aq sa nuk e merr seriozisht as nisjen e një fushate, duke zbritur në nivelin e tallavasë, të cilën madje po e promovon si gjetje shumë të zgjuar të vetën. Është po i njëjti njeri që në fundvitin e tij të parë në pushtet i thirri në një darkë të pagabuar figurat kryesore të medias shqiptare, duke i fyer dhe bullizuar drejtpërdrejt në televizion, si t’ua parathoshte kthimin e tyre, me hir a pa hir, në shqytarë të tij.
E kush e mendonte se njeriu që në ato takime tentoi të ishte si Baraku i Obamës, sot nga lodhja mediatike e turbofolkut po i ngjan Farukut të Brrakës, i cili, ngaqë i janë ngatërruar akrepat e kohës dhe të mendjes, fle ditën i dendur nga rakia, dhe natës bën saze e gostira, duke i bërë stërvitje nervash lagjes, në detyrën si dishepulli i prijësit të shoqërisë shqiptare, i cili qysh prej çështjes McConigal ka hyrë në agjërim politik, duke na e zbehur shumë teatrin këtu në Parlament, e me ç’duket edhe në agjërim mediatik. Amin! Amen!
Nxitimi për arnat e këtij ligji sot e që ju do ta kaloni, e tejkalon kujdesin e domosdoshëm për shqyrtimin e tij. Vonesa nga mbyllja e procesit të diskutimit publik, deri në përcjellje në Parlament, shqyrtimi me publikun në vetëm një muaj kohe, mospërshirja e të gjitha grupeve të interesit në amendimet e nevojshme, mungesa e konsultës me shoqatat që mbrojnë të drejtat e fëmijëve edhe pse ligji bën rregullime të tilla, shtyrja për një kohë tjetër e sugjerimeve të përfaqësuesve të biznesit të fushës, nxitimi për ta kaluar në parlament veshur me ambalazhin e detyrimeve të procesit të integrimit, më bëjnë skeptike, gjë që do ta bëjë skeptike edhe votën time.
Ndreqjet e këtij ligji do të kërkojnë akte të reja nënligjore nga AMA dhe madje shumë shpejt një infrastrukturë te re për kryerjen e detyrave që i lë ky ligj. Jam e bindur se AMA do të vijë shumë shpejt me një kërkesë të re për shtimin e personelit, ku nuk ka as pak javë që kaluam në heshtje të plotë një rritje prej 30 % të tij dhe më së shumti personel pa efektivitet, magazinierë e postierë, jo monitorues e mbikëqyrës të tregut audioviziv.
Ndryshe nuk do të na ndodhte që në orët e paradites së një të shtune, kur të gjithë fëmijët janë para ekranit dhe nëpër shtëpira, një televizion i nderuar jep këshillat e një seksologeje që flet për përparësitë e vibratorëve dhe lodrave të seksit, në përputhje me transparencën e policisë së shtetit gjatë kontrollit të një vile të ish-minitrave të saj. Ishte kjo frikë që më bëri të mendoja se kjo strukturë joefektive që kaluam, ishte vetëm një qokë elektorale për t’i gjetur punë një shpure patronazhistësh apo aktivistësh në tentativë.
Rregullimi në ligj kërkon që pronarët e platformave autodiovizive të jenë tranparentë dhe të shënuar qartë, dhe po të mos e kujtosh se vetëm disa ditë më parë dy portale të rëndësishme të informimit të publikut, si JOQ dhe Lolita të mos sulmoheshin nga personazhi më abuziv mediatik që kohët shqiptare kanë njohur ndonjëherë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do ta besoje se rregullimi është i sinqertë.
Ndreqjet e këtij ligji kërkojnë që tregu audioviziv të veprojë në bazë të vetërregullimit, por në fakt në një treg pa rregulla të qarta vetërregullim do të thotë abuzim, do të thotë gjoba. Gati në 3 mijë euro shkon heqja e një shkrimi të padrejtë nga portalet abuzive, pjesa më e madhe e të cilëve janë media të licensuara, të cilat nuk mbajnë asnjë përgjegjësi askund. Pra, kush na siguron se pas miratimit të këtij projekt-ligji do të ecim mbarë? Kështu le të ecim ngadalë, por kurrë të mos ecim së prapthi, siç na këshillon Linkolni.”, tha ajo.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38