Flash News

Ditari i Opozitës

Açka thirrje SPAK-ut: Merru me peshqit e mëdhej, jo me cironka. Ç'thotë për mazhorancën

Açka thirrje SPAK-ut: Merru me peshqit e mëdhej, jo me cironka.

Deputetja demokrate, Flutura Açka ashpërsoi tonet ndaj mazhorancës, duke theksuar se është e përqëndruar te sulmet ndaj opozitës. Ajo tha nga foltorja e Kuvendit se, pavarësisht se mori dritën jeshile për negociatat, Shqipëria nuk ka lidhje me Europën.

“Europa?! Po ç’lidhje kemi ne me Europën?! Ja shihni. Ku ndodh në Europë kjo? Renditen me radhë të gjithë ministrat këtu, dëgjojnë me orë të tëra, iu hapet goja, pastaj bezdisen, kruajnë kokën, mjekrën, ia fusin me muhabet, përdëllehen kur vjen kryeministri, duatrokasin kur kryeministri shkel çdo etikë, madje kur thotë edhe fjalë që nuk i përmban dot nga nevoja për të lënduar, fjalë që po t’i shpjegosh me ligjësitë e subkoshiencës, në fakt e ka me ata/ato, pastaj ikin e shkojnë te kafja dhe në sallën bosh bluan si mulli kafeje vetëm njëri prej nesh në foltore. Por gjëja që nuk mungon kurrë është sharja e opozitës, ngaqë bën detyrën për të kërkuar llogari”, deklaroi deputetja.

Kjo e fundit nënvizoi se Kuvendi në Shqipëri është ndryshe nga ata në vendet europiane. Açka u ndal edhe te sistemi i drejtësisë. Ajo kërkoi që Prokuroria e Posaçme të merret me “kokat” e dosjeve që ka nën hetim.

“E meqë ra fjala te SPAK-u do t’i bëja thirrje z. Arben Kraja, që të mos merret më me cironka, por të iki nga ajo zyrë me nder, me ndonjë peshk të madh, që të mbahet mend”, u shpreh ajo.

Të fundit