Flash News

Ditari i Opozitës

“Administrata mori formularë nga patronazhistët”, Strazimiri përplaset me komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

“Administrata mori formularë nga patronazhistët”,

Pranvera Strakosha, komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve, dhe gjatë diskutimit është përplasur me deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Strazimiri pyeti Strakoshën, nëse kishte dijeni për një formular që kishte shkuar në administratë, ku punonjësit detyroheshin që të shënojnë emrat e familjarëve për zgjedhjet, problematikë e ngritur dhe në raportin e OSBE-ODHIR.

Por, Strakosha tha se nuk kishte dijeni për ekzistencën e një formulari të tillë.

DEBATI

Gent Strazimiri: Ju rezulton ndonjë rast, qoftë dhe një, që mbase drejtuesi i një institucioni abuzon me ristrukturimin. Nga një herë i quajnë ndryshe. A ju rezulton që megjithëse është martë vendimi të kthehet në punë, vendi i punës ekziston, por emri është riformatuar dhe padashje se di drejtuesi.

Strakosha: Nuk mund ta ndajë nëse ka qenë në ndonjë rast i tillë në 134 raste. S’di të të them tamam.

Strazimiri: Nëse keni pasur një rast të vetëm, do e kishit mbajtur mend. A keni pasur që në mënyrë të përsëritur në Administratë janë shpërndarë formularë, ku ishin të detyruar që të plotësonin familjarë të tyre nga patronazhistë.

Strakosha: Nuk kam dijeni për këto formularë që janë shpërndarë. As me email, apo as dorazi.

Strazimiri: A ka një rast nga këto 16 monitorët që paguani për të dalë dhe për të monitoruar situatën, dhe një prej këtyre punonjësve merr pjesë në takime elektorale. Punonjës i administratës publike që ka marrë pjesë në takimet e opozitës?!

Strakosha: Nëse kanë marrë pjesë, në çfarë takimi, në orar të punës, nuk kemi dijeni. S’kemi asnjë raportim. Se çfarë bëjnë pas pune, atë se dimë, se nuk i njohur për fytyrë.

Strazimri: Patronazhistët ishin pjesë e administratës. Ata ndikonin për votën. Kështu thotë raporti i OHDIR.

Manja: Raporti paraprak

Strazimir: Po po, se shpresoni që mos të jetë te ai përfundimtari. E keni lexuar ju këtë gjë?

Strakosha: Ne nuk vëzhgojmë zgjedhjet, por ne monitorojmë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar. Nga ta di unë, ju më keni njoftuar?

Strazimiri: komisionerja s’e ka dëgjuar. 70 e ca mijë, punonjës të administratës thonë; na e kanë sjell këtë formular. Por s’mund të thuash që; isha me OSBE-OHDIR, por s’dija gjë.

Të fundit