Flash News

Ditari i Opozitës

“Administrata u kthye në polici politike”, Berisha: Bandat e Ballukut, terror në Bulqizë

“Administrata u kthye në polici politike”, Berisha: Bandat e

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, teksa u shpreh se rezultati i zgjedhjeve erdhi si pasojë e sjelljes së administratës si polici politike.

Ai shtoi se rastet më flagrante ishin ato të ndodhura në Shkodër dhe Bulqizë.

“Shkodra ka njohur ditën votimit terrorin e bashkimit të bandave që edhe pse ishin në rivalitet të tmerrshëm me njëri- tjetrin, u bashkuan nga Rama për të vendosur Shkodrën nën terror.

Autokolona e bandave me makina të blinduara kalonin nga qendra në qendër, sepse Velipoja u vu në pushtim të plotë nga Pëllumb Gjoka që ka një motel e Rama me Olsin i japin licencë për kazino.

Nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monsturoz, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë insekzistente. Nëse nuk qëndrojmë nga terrorit në Bulqizë nga bandat e Belinda Ballukut…

Kjo administratë është sjellë si një polici politike. Me mijëra votës tanë janë kërcënuar nga punonjës të administratës, që të mos merrnin pjesë si komisionarë, i kërkonin llogari pse takuan kandidatë, pse shkonin në takim.

Nëse një administratë shndërrohet në polici politike, nëse ministrat marrin banda nga Berati e Tirana e i çojnë në Sarandë zgjedhje nuk mund të ketë”, tha ai.

Të fundit