Flash News

Ditari i Opozitës

Adoleshenti humbi jetën pasi u godit me thikë në shkollë, Zhupa- Manastirliut: Jep dorëheqjen

Adoleshenti humbi jetën pasi u godit me thikë në shkollë,

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas sherrit me thika ku humbi jetën një nxënës në shkollën Fan Noli.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa theksoi se kjo ngjarje e rëndë rrëzon propagandën e qeverisë për sigurinë në shkolla.  

"Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”.

Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.

Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë," tha Zhupa.

Të fundit