Flash News

Ditari i Opozitës

"Aeroporti i Vlorës aferë shteti'/ Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubia firmosi!

"Aeroporti i Vlorës aferë shteti'/ Berisha: Dy ministra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me Aeroportin e Vlorës. 

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se aeroporti ka falimentuar para se të hapej, duke u ndërtuar “mbi korrupsion” dhe me 140 milionë euro garanci për bileta që nuk do të shiten kurrë.

Sipas tij, dy ministra të qeverisë kishin refuzuar të firmosnin projektin, por më pas ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku (Lubia), e ka nënshkruar marrëveshjen.

Postimi i plotë

Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të hapej! Ndërtuar mbi korrupsion, firmosur me 140 milionë € garanci për bileta që nuk do shiten kurrë. Dy ministra refuzuan, Lubia firmosi.
Kjo nuk është përplasje mes ortakësh, është aferë shteti.

Të fundit