Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aeroporti i Vlorës/ Berisha publikon dokumentin: Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi sot gjatë një deklarate nga selia blu, një dokument që, sipas tij, provon se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur për kalimin e aksioneve të aeroportit të Vlorës tek kompania “Mabco Construction”, e lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli.
Berisha deklaroi se kjo kontratë, sipas tij, është pjesë e një “aferë të rëndë korruptive”, ku përfshihen figura të larta të qeverisë.
Ai akuzoi Ballukun për “firmosje të një garancie 140 milionë euro” që, sipas tij, detyron taksapaguesit shqiptarë të paguajnë shuma të mëdha edhe në rast se aeroporti nuk do të ketë asnjë fluturim gjatë dhjetë viteve të para të operimit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se tenderi i parë për ndërtimin e aeroportit ishte fituar nga një konsorcium turk me eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve, por se pas një viti, Balluku kishte firmosur kalimin e aksioneve nga kompania turke tek “Mabco Construction”, duke rrëzuar, sipas tij, shtyllën kryesore të tenderit.
Ai shtoi se, në këto kushte, çdo qytetar ka arsye të dyshojë se aksionet mund të jenë në pronësi të zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku.

Sipas tij, përfshirja e këtyre figurave në këtë proces tregon për një “aferë që shkon përtej një konflikti mes ortakësh privatë” dhe që kërkon, siç tha ai, “një hetim të gjithanshëm”.
Berisha theksoi se zyrtarët qeveritarë po përpiqen të largojnë vëmendjen nga thelbi i çështjes përmes “debatit të simuluar” mes ortakëve Bexheti dhe Pacolli, ndërsa theksoi se “problemi real është garancia e firmosur nga Balluku dhe mbështetja politike që, sipas tij, ajo gëzon”.
PJESË NGA DEKLARATA
Përpiqen jo Bexheti, jo Valoni, jo Valoni, jo Bexheti.
Ç’punë kanë ata?
Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në hajnitë dhe vjedhjet e saj.
Dhe që mbrohet nga Skapi i partisë.
Ja ku është...
Kjo është e vërteta.
Prandaj dhe këta, të gjithië janë vërsulur gjoja në grindjen që ka Bexheti me Valonin.
Po në qoftë se ata kanë grindje, le t’i zgjidhin. Janë qytetarë privatë ata.
Pra, janë interesa kriminale të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe dhëndrit të Lubi Ballukut, djalit të Sadri Abazit.
Po, ka marrë kushërirën e parë të Lubisë.
U garantoj se mënyra se si po e trajtojnë këta, nuk po hyj fare se kush ka të drejtë prej këtyre të dyve, absolutisht, sepse unë jam i lirë nga ky problem sepse e kam denoncuar i pari si një aferë të tmerrshme korruptive.
Tani shoh që në qoftë se në djegësin e Tiranës u vodhën paratë dhe nuk u hodh një tullë, në aeroportin e Vlorës janë premtuar 140 milionë euro, edhe sikur një avion të vetëm të mos ulet në pistën e tij gjatë 10 viteve të para.
Se është me rrezik.
Atëherë kjo ka një gjë shumë të thjeshtë, në qoftë se nuk duan të vjedhin, nuk ndërtohet aeroport me 100 milionë euro, ndërtohet aeroport me 15 milionë euro.
Fillohet, shtohen pasagjerët, shtohet pista, shtohet mjedisi.
Shtohen çarterat e mëdhenj, zgjatet pista.
Kjo praktikë është ndjekur me Rinasin dhe e kanë ndjekur privatët këtë praktikë.
E kishin gjermanët, e ndoqën, nga gjermanët e morën kinezët, po këtë bënë. Nga kinezët, e morën shqiptarët, po këtë bënë.
Tani ku fle lepuri?
Ua them unë.
Çfarë ka ndodhur?
Lubia, jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por Lubia një vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni zëvendëskryeministre dhe ministre.
Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction.
Që në këtë moment, tenderi rrëzohet.
Shtyllë kryesore e tenderit nuk ishte Mabco Construction sepse nuk kishte asnjë eksperiencë, por kishte kompania turke që ishte ndërtuese dhe menaxhuese aeroportesh.
Dhe, një numër kompanish të tjera që u paraqitën në tender, por që nuk kishin ekspertizën e kompanisë turke, u përjashtuan.
Tani, kompania me ekspertizë u thotë mirupafshim dhe Lubia firmos për kalimin e aksioneve tek Pacolli.
Tani, çdo shqiptar absolute të dyshojë se ato aksione janë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Dhe këtu mund të jetë, kjo do hetim të gjithanshëm, shkaku i angazhimit kaq intensiv të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës e me radhë në një aferë që në pamje është një aferë midis dy ortakëve. Pa lidhje me shtetin.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38