Flash News

Ditari i Opozitës

Afati i Celibashit, Alibeaj nuk ndryshon qëndrim: Dorëzuam dokumentet e plota sipas ligjit

Afati i Celibashit, Alibeaj nuk ndryshon qëndrim: Dorëzuam dokumentet

Deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet i sigurt se dokumentacioni i dërguar në KQZ ishte sipas rregullave dhe parametrave ligjore, ndonëse kryetari Ilirjan Celibashi edhe firmën e Lulzim Bashën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit.

Duke folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se  PD do të regjistrohet në zgjedhje.

“Besoj se kemi plotësuar të gjitha kërkesat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, në mënyrën më të plotë të mundshme dhe të aktualizuara me situatën dhe gjendjen që është në PD. Ne do të bëjmë sqarimet tona në KQZ, eventualisht edhe ankimin, sipas rregullave dhe sipas të gjitha parametrave ligjorë. Jemi të qartë për një gjë. Jemi në përputhje korrekte dhe maksimale me ligjin dhe me Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike do të regjistrohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhje”, theksoi Alibeaj.  


 

Të fundit