Flash News

Ditari i Opozitës

Afati për Bashën, Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë blu

Afati për Bashën, Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë afat kryedemokratit Lulzim Basha të largohet nga zyra deri më 5 janar. Ky "ultimatum" erdhi pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga delegatët dhe anëtarësia e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Basha duket se nuk ka ndërmend t'i bindet kësaj kërkese, sepse nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij. Në këto kushte, deputeti Flamur Noka thotë se në datën 8 janar do të thirren të gjithë demokratët për të marrë selinë blu paqësisht.

Noka, i cili ka dalë në mbështetje të Berishës tha për 'Koha Jonë' se, “nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me referendum.

Selia e PD-së është shtëpia e demokratëve. Askush nuk mund ta mbaj peng këtë shtëpi, sepse demokratët janë pronarët e saj. Luli është peng dhe nuk mund të mbaj peng edhe selinë e demokratëve”, përfundon deputeti i PD-së. Më herët Berisha është shprehur se Basha do të largohet në mënyrë paqësore.

 

Të fundit