Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e inceneratorëve, Berisha: Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë

Afera e inceneratorëve, Berisha: Arben Ahmetaj dhe familja e tij po

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një komunikimi për mediat.

Teksa është ndalur tek hetimet për aferën e inceneratorëve Berisha tha se prej disa javësh ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe familja e tij janë në kërcënim.

Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësave e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është hetimi ose dështimi i shekullit. Pra hetim i suksesshëm ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi.

Jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe penguar hetimin.

Së pari, unë ju informoj se prej tre javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij të prindërve dhe familjarëve të tjerë, vërishojnë nga të katër anë drejt Arben Ahmetajt.

Këto dëshmojnë tmerrin dhe datën që Ahmetaj u ka kaluar Ramës dhe Veliajt si bosët e vjedhjes së shekullit”, tha Berisha.

Të fundit