Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e inceneratorëve, Meta: Ahmetaj nuk kishte pushtet të vepronte i vetëm, e ndihmoi Rama

Afera e inceneratorëve, Meta: Ahmetaj nuk kishte pushtet të vepronte i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeminstrit Arben Ahmetaj.

Meta u shpreh se në aferë është i përfshirë është Rama, pasi sipas tij Ahmetaj nuk ishte aq i fortë sa ta vepronte i vetëm.  

“Ahmetaj nuk ishte aq i fortë sa të çonte përpara aferën. Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021.

Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon.

Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun.

Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet.”, tha Meta." u shpreh Meta. 

Gjithashtu Meta foli edhe në lidhje me paralajmërimet kreut të PS-së Sali Berisha për protesta në shtator. Kreu i PL-së u shpreh se do të vijojnë luftën kundër kleptokracisë, por nuk dha detaje të tjera.

Mendoj se opozita ka përshkallëzuar aksionin parlamentar dhe dua ta vlerësojë këtë fakt. Duhet të ketë sinkronizim të aksionit të opozitës në Kuvend, ashtu sikundër këto skandale kërkojnë të gjitha rrugët që opozita, qytetarët, të shprehin revoltën e tyre, pakënaqësinë e tyre dhe të mbrojnë taksat e tyre të ardhmen e tyre.

Jemi në një bashkëpunim konstruktiv me PD në të gjitha nivelet dhe faktorët e opozitës. Rruga e PL-së është rrugë e pakthyeshme për përmirësimin e situatës në vend.

Pjesën më të madhe të kompetencave e ka pasur zoti Ahmetaj, edhe pandeminë, edhe tërmetin, duke pasur besimin e plot të Ramës.", tha Meta.

 

Të fundit