Flash News

Ditari i Opozitës

“Afera e Portit të Durrësit”, Berisha: ‘Emaar’ shiti aksionet te një kompani anonime, pas saj Rama dhe Basha

“Afera e Portit të Durrësit”, Berisha: ‘Emaar’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Katund të Ri të Durrësit, Ardian Muka.

Berisha tha se aferta e portit të Durrësit është e përmasave të mëdha. Sipas Berishës,  kompania ‘Emaar’ që do të ndërtonte Portin e Jahteve ka shitur 100% aksionet te një kompani anonime, pas së cilës janë Edi Rama dhe Lulzim Basha. 

"Na tha para 1 viti se firmosa një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që Emaar të vijë këtu të ndërtojë një Dubai të Ri. Emaar është zhdukur, ka shitur 100% të aksioneve një kompanie që askush s'e di se cila është, por 100% është kompani Rama-Basha.

Mundet një kryeministër të bëjë dhuratë truall ndërtimi me 2 mijë euro m2, 800 mijë m2 kujt? Jo, kurrë, por i merr për vete me këtë mekanizëm. Ka qetësuar edhe këtë tjetrin se opozita duhet të heshtte dhe e bëri ortak.

Doli që menaxheri i Emaar në Shqipëri ishte edhe menaxher i kompanisë së Lul Bravës, Emaar ka ikur, menaxheri vazhdon. E ka të lidhur këmbë e krye", tha Berisha. 

Të fundit