Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e qeverisë me portin e Durrësit, PD: Vjedhja më e madhe me miliarda euro pasuri publike

Afera e qeverisë me portin e Durrësit, PD: Vjedhja më e madhe me

Kompania ‘Eagle Hills’ e cil ka marrë në zbatim projektin për Portin e Durrësit, u demaskua një ditë më parë nga mediat kroate për përfshirje në skandale në Zagreb të Kroacisë dhe në Indi.

Kompania e cila kishte planifikuar ndërtimin e ‘Manhatanit të Zagrebit’ u tërhoq pas ndërhyrjes së opozitës që nxori në pah vjedhjen e pasurive publike nga kompania e Alabbar.

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Jola Hysaj në një deklaratë nga selia blu, tha se projekti i Portit të Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë, njëosj si afera e inceneratorëve.

Hysaj u shpreh se me projektin në fjalë qeveria po planifikon të vjedhë miliarda euro pasuri publike, që do të përvetësohen nga Rama dhe miqtë e tij.

Deklaratë e Jola Hysaj:

Merakut të Edi Ramës se si duhet t’u shpjegojë bashkëplaçkitësve reagimin e opozitës kundër vjedhjes nga ai dhe klani i tij, të pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit mund t’i vijmë në ndihmë duke i rikujtuar opinionit se, investitorët seriozë të Ramës për vjedhjen e rradhës në sipërmarrjen e tij, do të jenë Gugallet, Zotot dhe Mërtirët e rradhës të cilët i shërbyen Ramës në ndërmarrjen Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj të djegësve me të cilën organizata kriminale me në krye Ramën vodhi me firmën e tij  420 milionë euro pa garë.

Ndërkohë që Rama po mbyll me arrestimin e cironkave aferën e djegësve, ai nuk humb kohë për skemën e re të plaçkitjes!

Porti i Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë të cilën Edi Rama, njësoj si Inceneratorët, po i merr pa garë!

Njësoj si inceneratorët, ai i jepet kompanive offshore pas të cilave qëndron vetë Rama dhe rrethi i tij!

Njësoj si me inceneratorët, tashmë jo qindra milionë euro, por miliarda euro pasuri publike, përvetësohen nga Rama dhe miqtë e tij!

Partia Demokratike është e bindur se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë e tyre publike.

Partia Demokratike mbetet e vendosur që Porti i Durrësit, që u përket qytetarëve të Durrësit, nuk do të lejojë që të përfundojnë në xhepat e kompanive offshore të Edi Ramës!

Drejtësia vonon por nuk harron!

Të fundit