All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Afera inceneratorëve, Braimllari: SPAK po funksionon, Basha po mbron ortakët e krimit

All - Paragraf - 1

Afera inceneratorëve, Braimllari: SPAK po funksionon, Basha po mbron

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve duke theksuar se me nisjen e hetimeve SPAK po tregon që funksionon, duke bërë detyrën për të cilën është krijuar. 

All - Paragraf - 3

SPAK po ecën, po tregon shenja funksionimi. Në rrugën e shtruar nga denoncimi i LSI me fakte e me prova, por rëndësi ka që po shtyn përpara.”, tha Braimllari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Braimllari akuzon kreun e PD-së Lulzim Basha se po mbron ortakët e tij në këtë aferë, ndërsa LSI sipas tij ka dorëzuar para drejtësisë fakte. 

“Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal”, shtoi Braimllari.

Ai shton më tej se rrethi i hetimeve po ngushtohet gjithnjë e më shumë, duke iu afruar kryesocialistit Edi Rama.

“Sot diskutohet në Kuvend në ora 19:00 mandati i Alqit. E mbani mend Alqin? Alqi pra që “kishte 0 lidhje” me vendimmarrjen e Inceneratoreve. Alqi që paguante babain 10 mln lekë/muaj. Vazhdon Edi, vazhdon…Po ngushtohet laku!!!”, mbyll reagimin e tij Braimllari.

Të fundit