All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Afera ‘McGonigal’, Berisha bën parashikimin: Rama do të përfundojë në ishullin Rikers

All - Paragraf - 1

Afera ‘McGonigal’, Berisha bën parashikimin: Rama do të

Kreu i PD, Sali Berisha solli në vëmendje aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal dhe implikimin e dyshuar të kryeministrit Rama, përmes këshilltarit të jashtëm Dorian Duçka dhe shqiptaro-amerikanit Agron Neza.

All - Paragraf - 3

I ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Berisha tha se Rama do të ndëshkohet nga drejtësia amerikane, pasi, sipas tij, çështja ‘McGonigal’ është hetim i hapur penal në SHBA dhe ai do të përfundojë në ishullin Rikers në afërsi të lagjes Bronx të Nju Jorkut që ka shërbyer më parë si burg.

‘Edi Rama është i tmerruar nga unë dhe ai pati një takim. Atë mesazh që duhet ta jepte privatisht, shkëlqesia e tij e tha publikisht dhe jo pa qëllim. Çështja ‘McGonigal’ është hetim i hapur penal dhe direkt pyetje e lidhur me kryeministrin.

Të vijë tjetri në zyrë dhe të rrijë vetëm 20 minuta, nuk ka ndodhur kurrë. Të mos jesh i zoti të nxjerrësh një fjali nga ai takim do të thotë se ke parë tmerr dhe ai nuk e la në zyrë, por e tha në media. Çështje penale e hapur, do të thotë derë burgu e hapur. Gazetarja e pyeti se si është çështja e kryeministrit tonë me rastin ‘McGonigal’, ai tha se ajo është një çështje penale e hapur.

Rama i ka shanset 98 për qind që të përfundojë në ishullin Rikers. Për një fotografi, për 70 mijë euro, kur ka qenë në detyrë Barack Obama janë dënuar dy qytetarë, një shqiptaro-amerikan dhe një amerikan, 4 dhe 6 vite burg.

Kurse ky ka dhënë para ryshfet nëpërmjet Dorian Duçkës dhe dënohet minimumi 6 deri në 12 vite burg dhe përfundon në ishullin Rikers. Aty ka vetëm një burg të madh të vjetër dhe varre të burgosurish’-tha Berisha.

    

Të fundit