Flash News

Ditari i Opozitës

Afera McGonigal/ Berisha: Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane, nuk janë Damanë dhe Kraja ata

Afera McGonigal/ Berisha: Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron i bindur se kryeministri Edi Rama Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane, sa i takon skandalit ‘McGonigal’.

Sipas Berishës, drejtësia amerikane nuk është si ajo që denoncon çdo ditë të cilën e cilëson si ‘SKPAP-i i partisë’.

Berisha: Edi Rama, ti në krye të grupit të strukturuar kriminal McGonigal-Dorian Duçka-Neza-Gjiknuri, etj, je bërë personi më i damkosur sot në Europë për korrupsion.

Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para more me licencën që dhe për Damianin dhe Nezën.

Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para po paguan tani për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe drejtësisë amerikane.

Por nuk shpëton se nuk janë Damanë ata, nuk janë Kraja ata.

Jo, jo, je i pashpresë, por në radhë të parë je i pashpresë, je i humbur sepse luftëtarët e Rrugës së Shpresës çdo ditë ecin të sigurt drejt fitores.

Rrugët, sheshet e Tiranës do shndërrohen në rrugët dhe sheshet e fitores.

Asgjë nuk mund të mposhtë opozitën pa realizuar qëllimet e saj.

Duke përfunduar, edhe njëherë shpreh besimin tim se luftëtarët e të vërtetës, se ju, njerëzit e kauzës së drejtë, njerëzit e betejës pa kthim për interesin e çdo shqiptari, do të çoni Shqipërinë drejt fitores.

Ne do fitojmë!

Rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rrofshi ju!

Fitore, fitore, fitore!

Të fundit