Flash News

Ditari i Opozitës

“Afera McGonigal mban peng Ramën”, Berisha: Ndërhyrja në çështjen e Kosovës, anti-kombëtare

“Afera McGonigal mban peng Ramën”, Berisha: Ndërhyrja

Kryetari demokrat Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një video nga fjala e tij në Kuvend, ku deklaroi se kryeministri Edi Rama është peng i çështjes McGonigal.

Krahas videos Berisha shprehet se ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare.

Edi Rama është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë,” tha kryetari demokrat.

Krahas videos, Berisha shkruan: “Afera McGonigal mban peng Edi Ramën, ndaj dhe ai është i gatshëm të kryejë çdo akt, vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.

Ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mos ndërhyrjen në punët e brendshme të saj”.

Të fundit