Flash News

Ditari i Opozitës

Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Dumani po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit

Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Dumani po bën gjithçka të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta tek "Rruga e Shpresës", tha se kreu i SPAK Altin Dumani po mundohet të mbyllë aferën McGonigal.

Berisha iu drejtua demokratëve duke thënë se SPAK nuk do dëshmitarë kundër Ramës dhe Veliajt.

Berisha: Në këtë protestë bëhet një betejë e fuqishme midis idealistëve, njerëzve të ndershëm, me integritet, atdhetarë dhe të keqes së madhe që ka pllakosur Shqipërinë. Një grup hajdutësh që vjedh dhe vetëm vjedh pasuritë e këtij vendi, i transferon offshore, i transferon në Dubai për parajsat e tyre.

Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi. Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë.Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.

Të dashur miq, para dy javësh deklaroi se po heton skandalin McGonigal, e vërteta është se po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit. Asnjë nga ata që kanë denoncuar publikisht gjobëvënësit Edi Rama-McGonigal-Duçka e Neza e kompani, nuk janë thirrur për t’u pyetur.  Skapi nuk do dëshmitarë kundër Edi Ramës. Skapi nuk do dëshmitarë kundër Erion Veliajt.

Të fundit