Flash News

Ditari i Opozitës

“Aferë e tmerrshme”, Berisha i bën thirrje Kongresit të SHBA të hetojë çështjen ‘Butrinti’

“Aferë e tmerrshme”, Berisha i bën thirrje Kongresit

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur sërish sot te debati për çështjen Butrinit.

Pas publikimit të raportit të UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Berisha i bën thirrje Kongresit të SHBA të hetojë çështjen ‘Butrinti’.

Berisha: Butrinti, UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin.

Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit.

Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjedhës.

Miq, mos harroni se beteja më e rrezikshme sot është beteja kundër korrupsionit. Por ne jemi burra dhe gra të betuar që kurrë nuk do e falim.

Parku i Butrintit, ua them përsëri, është pasuria më përrallore, kulturore dhe natyrore e shqiptarëve dhe ndoshta një nga më përralloret në botë.

Çfarë bënë hajdutët? Dhe do t’ia them, dëgjo ti Martin dhe të gjithë ju anëtarët e bordit, u bëtë si ata dy fshatarët e mi, që njëri hipte në shpinë të tjetrit për të vjedhur shalqirin e Sahitit dhe pastaj betohej se me këto këmbë nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kurse tjetri thoshte me këto duar, nuk kam prekur shalqinin tënd.

Larg duart nga Butrinti, se planin e menaxhimit nuk ua hartoi opozita, e hartuat ju për të vjedhur qeveria dhe ju bashkë me të.

Larg duart nga pasuritë e popullit shqiptar. Tërhiquni!

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Nuk mund të thuash ti sot se ç’bëri qeverisja, se qeveria hapi shtegun. Se planin e menaxhimit sipas UNESCO-s duhet ta bëje për të gjithë parkun, jo vetëm për atë llokmën që do merrje ti për vete.

Ndaj dhe larg duart, përndryshe në gjykatë ndërkombëtare do përfundoni.

Po, miqtë e mi. Korrupsioni nuk është vetëm shqiptar. Korrupsioni është botëror. Nuk ka ngjyrë, nuk ka dhe, nuk ka besim, nuk ka fe.

Ndaj dhe Martin, edhe njëherë, tregoju dhe atyre anëtarëve të bordit, historinë e hajdutëve të bostanit. Të heqin dorë nga Butrinti dhe t’i kërkojnë të falur shqiptarëve.

Të fundit