Flash News

Ditari i Opozitës

Agaçi në SPAK, Kryemadhi: Mendoj se është pyetur për inceneratorin e Elbasanit

Agaçi në SPAK, Kryemadhi: Mendoj se është pyetur për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar thirrjen e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi pak ditë më parë në SPAK.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi thotë se nuk ka dijeni se për cilën çështje është marrë në pyetje Agaçi, por mendon se ka lidhje me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Kryemadhi: Nuk kam dijeni nëse Agaçi është thirrur për inceneratorin e Elbasanit apo Tiranës, sepse dosjet janë të ndara në tre duar të ndryshme. Çështja e tij lidhet kryesisht me inceneratorit e Elbasanit. Nuk e di nëse mund të ketë lidhje, mund të jetë thirrur dhe për çështje të tjera që s’kanë lidhje me inceneratorët.

Çështja e inceneratorit, sot mbyllim 593 ditë, denoncimi i parë për Tiranën dhe sot s’kemi asnjë reagim. Reforma në drejtësi është në provë me dosjen e inceneratorëve.

Mendoj se çështja e inceneratorit mendoj se nuk lejohet të hetohet nga koka, kryeministri. Deklarata tona politike duhet të qartësohen dhe të jenë më të drejtpërdrejta.

Të fundit