Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj e quan berishizmin "enverizëm të demokracisë": Kryetari që humbet të largohet. Kryesia e emëruar
Agron Gjekmarkaj*
Duke kaluar përmes sfidash e trazimesh, mes goditjesh e sulmesh, ja ku jemi sot, ja ku jemi ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, të shumtë, të vendosur, për ta mbajtur formacionin e studenteve të dhjetorit, partinë e lirive pro perëndimore, pro amerikane, pro europiane si të tillë patriotike, në shërbim të aspiratave për demokraci, integrim e prosperitet të kombit shqiptar.
Ndonëse prezenca juaj këtu është, burim i madh shprese e vendosmërie, ne nuk jemi këtu për festë, por për të ndarë e zgjidhur një krizë të madhe që na ka përfshirë! Për fat të keq, ajo që na shfaqet si luftë mes dy personash, pra midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, në të vërtetë është një luftë për dy modele partish, partisë postkomunite të tranzicionit të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike të dekadës apo dekadave të së nesërmes. PD është partia e të gjithëve, dhe si e tillë nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha, që ka dominuar PD-në e tranzicionit të përcaktojë fatin e Partisë Demokratike për sot, nesër e përgjithmonë. Kriza vetjake dhe personale e personalitetit politik Sali Berisha, raportet e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, janë vetëm një shkëndijë që bëri të shpërthenin gjithë problemet e akumuluara gjatë 30 viteve. Përgjegjës këtu mund të jetë shumëkush, por askush sa Sali Berisha nuk mund të jetë përgjegjës për krijimin e këtyre problemve dhe plagëve që ne kemi. Për këtë arsye, pakkush me mend në krye mund të besojë se ai mund të jetë shërues i plagëve që ka shkaktuar vetë.
Do doja që ky Kuvend, kjo parti, për herë të parë të analizojë vetveten në mënyrë kritike dhe analitike, dhe kjo do të ishte një shenjë e mirë.
Partia Demokratike sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo po pranon krizën e saj të identitetit. Ajo po pranon dhe duhet të bindet për këtë se identiteti i saj nuk mund të jetë identiteti i liderit, gjë që ka ndodhur deri tashti me raportet e saj me Sali Berishën. Ajo duhet të ndahet nga berishizmi, siç u nda shoqëria nga enverizmi! Çdo ndarje ka përmasën e saj të dhimbjes dhe trishtimit, por edhe farën e një fillimi të ri.
Pikërisht për këtë, duhet thënë që në fillim se berishizmi sot është enverizmi i demokracise. Me këtë nuk dua të them se ai është burimi i gjithë të këqijave, madje nuk dua t’i mohoj asnjë meritë Sali Berishës për betejat që ai ka bërë, për cilësitë që ka shfaqur, për arritjet e tij në pushtet. Duke mos e mohuar për asnjë çast respektin dhe konsideratën intelektuale për Sali Berishën jam i shtrënguar të them se ai sot po sulmon trashëgiminë e vet më të mirë. Madje po shkon aq larg sa ta kushtëzojë jetëgjatësinë e PD-së, opozitarizmit dhe të djathtës shqiptare me ciklin e vet politik, madje dhe me atë biologjik.
Sali Berishës i shkonte për shtat pritja. Sali Berishës i duhej të sakrifikonte pak nga egoja e pakufishme për pushtet për të mos e çuar PD-në në këtë konflikt të egër vetshkatërrues. Ai duhej ta bënte këtë për mijëra e mijëra demokratë që e kanë ndjekur ndër vite, që e kanë mbështetur në ditë të vështira, që e kanë ngritur në majat e pushtetit që e kanë bërë kryeministër, president, që kanë sakrifikuar pa fund për të. Mbi supet e tij mund të rrinte edhe një akt kaq tronditës si shpallja “non grata” por jo, ai ndezi luftën imagjinare me SHBA-të duke provokuar vokacionin pro amerikan të demokratëve. Ai nuk la mundësi të mallëngjeheshim e të përfshiheshim nga nostalgjia, na ndau, siç ka bërë gjithmonë, duke na vënë epitete të njohura.
Berishizmi në vetvete ka qenë e mbetet gjithmonë një perzierje e retorikës antikomuniste me format komuniste të veprimit e mendimit. Berishizmi nuk ka synuar kurrë dekomunistizimin e vendit. Autoritarizmi, kulti i individit, përdorimi i klientelës së tij kundër ligjit dhe oponentit, sovranizmi gati tribal, në konflikt me aleatet tanë themelorë, sa herë lëkundesh pushteti i tij, kompromentimi i kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut, duke e orientuar atë në duar oligarkësh, margjinalizimi i të ish-persekutuarve politike e ish pronarëve, dëbimi i intelektualëve, duke e shndërruar PD në parti të tipit leninist sipas parimit ‘partia është Berisha, Berisha është partia, gjuha e ashpër asgjësuese dhe çuarja e vendit për tri herë drejt konfliktit civil, kanë qenë anët e tij negative.
PD kontribuoi të shembej sistemi komunist, por sjelljen komuniste e mbajti të gjallë brenda saj, duke promovuar jo pak, frikën, servilizmin, nënshtrimin, spiunllëkun e në shume raste paaftësinë. Ajo lejoi vesin: vesin për hir të kontrollit, i bëri të vetët hajdutët dhe spiunët për t’i shantazhuar sa më lehtë.
Kjo është një ndarje e vështirë sepse është dominuese në 30 vjet, ky është modeli sundues i politikes sonë me rrënjë historike e kulturore.
Prandaj, nëse Lulzim Basha dhe ne demokratët e PD-së duam t'ja ndryshojmë kursin kësaj partie, duke e orientuar drejt së nesërmes nëse të gjithë së bashku duam të rikthehemi sërish fitues, duhet ta tejkalojmë, pse jo ta rishpikim vetveten, ta rikonceptojmë ofertën tonë për shoqërinë, ta rigjejmë misionin tonë politik e shoqëror. Vetë zoti Basha, duhet ta gjykojë në mënyrë kritike shkollën ku u formua si politikan, ambjentin me të cilin bashkëjetoi, format e të drejtuarit e të bërit politikë. Vetë Lulzim Basha e ka jetike t’i japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha, dhe nën ndikimin apo presionin e tij, edhe nga vetë ai, modelit që kultura politike e PD dhe ajo shqiptare imponon, model që anon nga arroganca, narcizmi, moskonsiderimi dhe autoritarizmi, ku lideri është gjeniu i cili posedon arsyet racionale ndërsa qytetarët turma që duhet të binden.
Në këtë kontekst PD duhet të kthehet në parti e rregullave dhe mundësive, pa shpikur gjëra jashtëtokësore, por të ndjekë modelet e partive popullore europiane, të cilat sanksionojnë garën për çdo gjë e për këdo!
Në statutin e Partisë Demokratike duhet të shkruhet me gërma kapitale se kush humbet zgjedhjet e certifikuara nga OSBE-ODIR, largohet pa ndoshta e sikur, po kaq ata të cilët për arsye meskine brenda partisë punojnë që të dështojë lidershipi dhe projekti i përbashkët!
Në PD duhet të marrë fund praktika e emërimeve dhe kooptimeve, siç ka ndodhur me kryesinë aktuale, kjo është një metodë për të mbajtur rreth vetes një valvul besnikërie sigurie që le shije të keqe.
Në PD karriera duhet të sigurohet përtej vullnetit të liderit. Në vite është folur shpesh për hapje, kur në fakt ato kanë qenë rekrutime personale. Elitat e këtij vendi i shohin me përbuzjë partitë politike, sepse ato kanë kuptuar thelbin hipokrit të marerdhënies. Ato i ftojnë intelektualët, i marrin nga qendra e shoqerisë për t’i përdorur si ushtarë dhe i hedhin në periferi të partisë duke ju vënë mbi krye çiçikovë të cilët kanë besimin e liderit, personazhe të frustruar, servilë ndaj shefit dhe arrogantë, tejet arrogantë me ata që i konsiderojnë vartës, me anëtarësinë, me qytetarët. PD në Kryesinë e saj, në Këshillin Kombëtar e kudo ka nevojë për personalitete të forta me kontribut publik dhe jo për anonimë të stimuluar.
Ajo ka nevojë për opozitarë të fortë të debatit dhe terrenit, e jo monologues patetikë Facebooku. Demokratet kanë nevojë për ndjesë, për taktikat politike të përdorura, të cilat nuk patën sukses, si djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhje, e cila nxiti revanshin për luftë klasash, ndaj demokratëve duke i linçuar e debuar ata nga çdo vendimarrje a vend pune.
Bashkë me mikun e kolegun Mark Marku kam folur përgjatë verës mbi nevojën e rithemelimit të PD, tezë që u keqpërdor dhe po keqpërdoret nga Sali Berisha, i cili heshti kur ne folëm. Më pas, kur u cënua personalisht dhe u ndje i rrezikuar për vete, mblodhi rreth vetes, plot demokratë të zhgënjyer me të drejtë nga humbja, të lodhur me mjaft të drejtë nga pritja, të dëshpëruar me po aq të drejtë nga mungesa e perspektivës, u vuri në krye një kastë të konsumuar të njerëzve të pushtetit të PD-së në vite, ish-ministra, ish-deputetë, ish-drejtues të pushtetit të PD-së në nivele të ndryshme, kastë që nuk ka asnjë lidhje me të parët, dhe shpalli rithemelimin e PD-së, por tashmë si një parti puniste, revolucionare, antiamerikane, antiperëndimore. Rikthimi i çdo figure të konsumuar e me kosto nuk është rithemelim, është rishkatërrim.
Shumë parti të djathta europiane janë rithemeluar, rindërtuar dhe ja kanë dalë. Nga viti 1992 e këtej shumë individë dhe flukse e kanë braktisur PD, por përsëri ajo ka mbetur parti e madhe, por jo parti e parë. Ajo mundet dhe do të bëhet e tillë nëse ekziston vullneti për hapje e bashkim, me garanci në statut, për rregulla që i sanksionojnë këto, për ide me autoritet dhe jo autoritarizëm tarafi, për harmoni brezash dhe jo shtypje brezash, me këndvështrim nga rinia dhe elitat intelektuale e profesionale.
Pas kësaj që ka ndodhur nuk mund të vazhdojmë me rutinën tone, me të njëjtin ligjërim, me të njëjtat ide, gjithçka duhet te ndryshojë duke kapur ekzigjencat e shoqërisë për përfaqësim, jo duke ja imponuar përfaqësimin.
Ne duhet të mblidhemi përsëri, e sa më shpesh në kuvende të tilla.
Ballfaqimi, nevoja për ta bërë PD-në fituese e Shqipërinë të denjë për fëmijët tanë duhet të jenë shkolla jonë politike, për to ja vlen çdo sakrificë çdo përpjekje, çdo mundim.
Ne jemi përpara zgjedhjeve lokale, një provë për ne, po kaq një mundësi e madhe ku duhet të shohim edhe përtej PD për të ndërtuar aleanca të gjera me qytetarët, në shërbim të fitores dhe transformimit.
I nderuar Lulzim Basha,
Mbi ju bie një përgjegjësi historike. Anëtarësia e PD ju ka votuar në masën 83%. Kjo ndodhi në një kohë kritike për PD-në. Do ju duhet të merrni vendime të vështira, dhe do na duhet të marrim vendime të vështira, më i vështiri i të cilëve mendoj se është shkëputja nga një traditë politike e jona që na ka sjellë në këtë pikë krize. Një lider nuk e bën të tillë rutina, por momentet e vështira, tronditëse, shpeshherë në pamje të parë të pazgjithshme. Ndërtoni modelin tuaja të liderit duke ja lënë modelin Berisha historisë, promovoni një traditë të re politike, shoqërojeni këtë parti drejt proceseve transformuese pa hezitim, me atë vendosmëri që mbrojtët aleancën me Perëndimin në këto ditë të vështira dhe ne do te jemi fitues, dhe Shqipëria do të ndryshojë.
Vetëm kështu, të gjithë bashkë, mund të dalim nga kjo situatë e rëndë për ne dhe për vendin, ku nga një anë kemi një qeveri që vjedh gjithçka: votat, taksat e qytetarëve, pronën, shkurt që po na heq përditë mundësitë për të jetuar në vendin tone, dhe nga ana tjetër goditemi nga organizata antiamerikane që po tenton që me shpenzimet tona, dhe duke i manipuluar njerëzit tanë, të na izolojnë nga bota demokratike si në kohën e Enver Hoxhës.
Demokratët e dinë këtë, pa dallim e përjashtim, përtej emocioneve të rastit e çastit. Incidentet historike ndodhin, si më 25 Prill, por po kaq korigjohen sepse shoqëritë dhe popujt i kanë instrumentet, sidomos kur liria vullneti e qëndresa bëhen bashkë si në këtë ditë.
*Fjalimi në Kuvendin e PD
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38