Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj: Eurobondi, e dha Europa e hëngri gropa
Vetëm një ndihmë pata për të zgjidhur dilemen që më zu në duhet të flas për punë ekonomie apo jo, unë pedagog Letërsie??!!
Më ndihmoi kujtimi i Kastriot Islamit i cili pat thënë nuk bëhem kurrë ministër Financash dhe u bë!
Por mbi të gjitha, Kryeministri i cili piktor i mbaruar si ai, në ditët e tërmetit, foli si inxhinjer aqësa zonja Bozo dukej si axhami para tij! Si usta, aqsa usta Dinja desh la zanatin e përtokë hodhi plumçen, si doktor në pandemic, aqsa doktoreshë Çomos nuk ja mbajti të vinte në Kuvend, si dajrexhi sa në Breg të lumit hynë në krizë profesionale, si gogol që tremb gjithë Shqiptarët sa asnjë aktor i mbetur kukudh pa teatër se mund në rol!
Eurobondi, në fillim nga padija, mu duk si seri e Xhejms Bondit që u shfaq në një kinema të Tiranës ku krejt yndyra e vëndit me kuç e maç, mori pjesë mbuluar me lekët e huave të mëparshme.
Thashë me vete, më mirë të darovis paqartësinë ekzistenciale nëse është Ulsi Manja që i ngjet më shumë Edi Ramës, tashmë edhe me mjekër, apo Edi Rama Ulsiut në mendime, dhe të dy bashkë Alket Hysenit të ngratë në pamje, luk e mendime.
U tentova të flas për ministren, që gjithnjë e më shumë ngjan me Majkëll Xheksonin, dhe për rixha të Zotit nuk e gjeja pse?!
Pse ngjan do pyesni ju!? Për shumë kohë se kuptoja po kur dëgjova nja dy fjalime, enigma u zgjidh vetë. Fjalimet e saj ishin këngë- këngë per liderin, këngë për progress-raportin, këngë për Rilindjen, këngë për integrimin, këngë kundër armiqve të tyre. Ngjakan, mejtova -se të dy qenkëshin këngëtarë të mëdhenj, ngjakan nga zëri dhe melodia.
Por e braktisa këtë ide dhe mendova të marr fjalën për proçedurë dhe pas fjalimeve të Kryeministrit me habi ta pyes: me këto që thoni ju jeni vërtetë Kryeministri i këtij vendi, apo mos bën gjasme dhe ai i vërteti të përdor si sozi për t’u argëtuar?
E lashë nga droja mos Kryetares së Parlamentit, Zonjës së dashur Linditë, i duket herezi e blasfemi dhe më ndëshkon, pos shikimeve të vëngërta edhe me nja dy javë dëbim si farisejtë nga Tempulli. Nuk thonë kot: goja llap e shpina dap! Por, duke qenë te dy nga një zonë nuk ja thyeva zemren dhe vetes i kurseva ndëshkimin.
Në Lezhë më pyesnin, fol or trim, pyete Kryeministrin, i cili nga kultura vjen e drejt asaj shkon, se me librin fle e mbi të zgjohet, që gjykimin e ka të epërm e të pagabueshëm, dhe kohën e duhur dhe të drejtë si profet - pse e la në vetmi poetin kombëtar Gjergj Fishta, sikur të ishte një poet veteran, a kapterr pensionist i Bashkisë së Lezhës, sikur të ishim pa qeveri e pa Kryeministër, që Zot mos e bëj llaf?! Po të kishte qenë patronazhist, të madh do ja bëje peshqeshin mendojnë ata. Hymne e psalme do ju lexonte qeveria.
Por jo, Partia më ka lënë detyrë të flas per Eurobondin, dhe nuk ja thyej zemren asaj. Partia është mbi të gjitha, sidomos këto kohë të zymta.
U rreka të di çfarë është Eurobondi?
Me durim, si mësuesi zemërmadh, nxënësit përtac e trozovaç, Zonja e dashur, Tabaku ma shpjegoi që qenkësh borxh diku nja 500-700 milion euro. Atëherë u ftillova dhe vendosa të flas!
Në fillim e mora me gëzim të madh. Sa shumë lek, do dalim në selamet, sa gjëra mund të bëhen?! Me erdhi në mend Torovica pa ujë të pijshëm dhe prej dekadash lyp një ujësjellës, fusha e saj që do një hidrovor që të thahet e të bëhet tepsi, Shëngjini për pritat e gurta që rëra të mos gërryhet nga erozioni.
Rrila që kërkon një rrugë për të dalë në det, turistët me timon një tjetër për Shëngjin që në verë nga Miloti të mos bëhet kolona 14 km prej trafikut.
Zadrima e Kallmeti, një rrjet të ri elektrik që mos të zhytet në errësirë pas çdo shiu, Ishull Shëngjini një shkolle të re se e vjetra po kalbet nga sëmundjet që e gërryejnë. Ja, nga kjo foltore po i lutem Zonjës Balluku e Zotit Ahmetaj sëbashku me Zonjen Fridë, me dorën përmbi zemër se kur të vijë babagjyshi me thesin e madh plot me para, futeni dorën tuaj punëtore e të dhembshur e hidhni si sheqerin në dasëm ca lek mbi Mirditën, Lezhën e Kurbinin, se andej është krijuar përshtypja që veriun nuk e konsideroni Shqipëri.
Po kaq besova se pedagogëve do ju rritet paga sa në Kosovë, policit që më ndaloi për dritat e fikura tek stadiumi Dinamo, po kaq që të paguajë kredinë dhe të rrisë më mirë djalin e vetëm katër vjeç.
Por, ja duke nxenë në punë ekonomie mësova se borxhi publik qenkësh 80 % pa PPP dhe se me to mbërrin 95%.
Por Borxhi ngjan se po merret për të larë ca borxhe e çfarë borxhi se?! Gojët e liga tonat thonë atë të grabitjes së zgjedhjeve të 25 Prillit se ndokush mendon se marrin borxh për të vjedhur vetë, siç është përhapur nami, për vila, dyqane, ndonjë shtëpi lart e poshtë, ndonjë ofshore nëpër botë, se helbete lodhen, rroba profume e nusretlliqe, por jo. Janë të besës. Qerratenjtë e kanë me besë a besë, hesap i qëruar, punë e mbaruar. Kudo nëpër Shqipëri çunat problematikë të Damjanit presin ylyfenë.
Dje në komisionin hetimor, një koleg i yni renditi disa shifra të frikshme të cilat do e bëjnë Eurobondin të flasë me vete, të çmendet sapo të mbërrijë në këto ograja.
Ja pra si i ha qeveria, si i ha dreqi lekët që marrim poshtë e përpjetë. Thonë leku i bardhë në ditë të zezë. Po kur bie në dorë të zezë, medet për ne! Në dorë të Ramës e Ahmetajt eurobondi do shkrihet si flok bore e nuk do i gjindet as varri. Shyqyr që do kemi CD-në e këtij tubimi në të cilin bie në sy gëzimi prej Sokrati të vuajtur i Zotit Taulant, ndaj të rrojme e ta kujtojmë, të rrojmë e ta shohim. I përjetshëm kujtimi i tij, u prehtë në paqe! Në epitafin e tij, gdhendur me daltë nga Braçe, do shkruhet "e dha Europa e hëngri gropa".
*Fjalimi sot në Kuvend
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38