Flash News

Ditari i Opozitës

Agron Shehaj u largua nga PD-ja, reagon Berisha

Agron Shehaj u largua nga PD-ja, reagon Berisha

Kryedemokrati  Sali Berisha u pyet nga selia e Kuvendit ndër të tjerash dhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se e respekton vendimin e tij.

Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.

Shehaj i ftuar në studion e “Opinion” mbrëmë, tha se nuk ka pasur hatërmbetje apo zënka, por se ai nuk është dakord me disa vendime që janë marrë së fundmi në PD.

Shehaj shtoi të gjitha çështjet që janë ngritur nga opozita dhe drejtuesit e saj janë të drejta.

"Nuk ka asnjë hatërmbetje, nuk ka asnjë zënie, nuk jam absolutisht… Unë e mendoj ndryshe nga.. nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këtë kohë. Dolëm nga zgjedhjet lokale me një rezultat që ishte zhgënjyes. Mazhoranca praktiksht kishte fituar 90% të bashkive. Humbën disa nga bashkitë më të rëndësishme. Ishte e qartë që ky rezultat tregon sa demokratik është ky vend. Kështu që të gjitha çështjet që ka ngritur opozita dhe drejtuesit e opozitës janë të drejta. Nga ana tjetër, është e qartë që ka një mungesë shprese dhe besimi do thoja nga ana e votuesve tanë. Unë arsyet e di. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje", tha Shehaj.

Të fundit