Flash News

Ditari i Opozitës

Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Zhvillimi rural do të jetë prioritet madhor i programit të PD

Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Zhvillimi rural do të jetë

Ina Zhupa, kandidate për deputete në Partinë Demokratike, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e vështirë me të cilën po përballet sot agroturizmi në Shqipëri.

 Në një status, Zhupa thekson mungesën e mbështetjes nga shteti për investitorët e huaj dhe vendas që synojnë të zhvillojnë zonat rurale.

Gjatë një vizite në “Botë Farm” në Finiq, të investuar nga sipërmarrësit amerikanë Shawn Simons dhe Kyle Ross-Drevlo, Zhupa theksoi se këta investitorë nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.

Zhupa thotë se zhvillimi rural do të jetë një ndër prioritetet kryesore të programit të Partisë Demokratike me ardhjen në qeveri, duke përmendur masa të menjëhershme për vendosjen e taksës së sheshtë dhe të ulët, rregullimin e infrastrukturës në zonat rurale, si dhe sigurimin që fondet europiane të përdoren me transparencë dhe të përfitojnë vetëm ata që punojnë ndershmërisht për zhvillimin e zonave të tyre.

Postimi i Ina Zhupa:

Agroturizmi ka nevojë për mbështetje reale!

Në Botë Farm me Shaën Simons dhe Kyle RossDrevlo që kanë investuar Finiq dhe skanë asnjë mbështetje nga shteti.

“Fondet IPARD e vetmja ndihmë për ne, por i vodhën qeveritarët dhe e pësojmë ne, janë bllokuar dhe nuk aplikojmë dot më”- shprehet Shawn

Zgjedhin të investojnë në Shqipëri dhe gjejnë dyer të mbyllura, gjejnë paaftësinë e një shteti të korruptuar.

-Zhvillimi rural do të jetë një prioritet madhor i programit tonë.

-Politika e taksës së sheshtë edhe të ulët.

-Rregullimi i infrastrukturës rurale.

-Rikthejmë sigurinë që fondet europiane nuk do vidhen, por do ndihmohen të aplikojnë edhe të fitojnë ato njerëzit e ndershëm që punojnë për zhvillimin rural.

Më 11 Maj nis rruga për Shqipërinë Madhështore!

Më 11 Maj hapet dera e investimeve të huaja!

Të fundit